Nokia Booklet 3G

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kompania finlandeze që zbuloi dhe disa nga karakteristikat e aparatit të ri. Sistemi operativ do të jetë Windows, procesori ashtu sikurse për pjesën më të madhe të pc-ve do të jetë ATOM, prodhuar nga intel. Booklet 3G do të ketë lidhje HSPA dhe do të ketë edhe një kartë wi-fi për të shfrytëzuar rrjetet e wirelessit. Gjithçka do të peshojë vetëm 1,25 kg, përfshirë baterinë që garanton një autonomi prej 12 orësh. “Është gjithnjë në rritje numri i personave që duan fuqinë e një kompjuteri me të gjithë avantazhet e të lëvizshmes. Motoja jonë ka qenë gjithnjë “connecting people” dhe për ne Nokia 3G është një evolucion natyral. Nokia ka një eksperiencë të konsoliduar tashmë në sektorin e celularëve, me një bateri që zgjat si kurrë më parë, një design të niveleve të larta dhe mundësinë për të qenë gjithnjë të lidhur. Kemi krijuar diçka me të vërtetë speciale që do t’i bëjë kompjuterat personal akoma më social, më të nevojshëm e më personal”,- ka thënë Zv. Presidenti Ekzekutiv Kai Oistamo. Çmimet e këtyre kompjuterave do të publikohen në 2 shtator.

Advertisement