Bamirësi 50 Cent

Reperi amerikan do të çojë qindra fëmijë nga lagjia e tij e vjetër në koncertin e bamirësisë. Vogëlushët do të shkojnë falas në stadium, falë autobuzëve të venë në dispozicion për ta. “Jam gjithnjë në kërkim të rasteve që më lejojnë t’ua shpërblej komunitetit që krijoi suksesin tim”,- ka thënë 50 Cent. Artisti ka krijuar prej kohësh dhe G-Unit Foundation, një organizatë me qëllim përmirësimin e jetës së fëmijëve në nevojë. Veç këtij koncerti bamirësie, fondacioni ka dhuruar edhe 150 mijë $ për të rikonstruktuar Baisley Park në lagjen e Jamaicës në Queens dhe 60 mijë të tjerë për Queensboro Community College. Të ardhurat e koncertit do të shkojnë në favor të një programi akademik për fëmijët e New Jersey-t verior.

Advertisement