Kush është mësuar të blejë peshk e di se sa e vështirë është të kuptosh cilësinë e tij, nëse është i freskët si dhe të orientohet drejt peshkut të duhur.
Ajo që i komplikon më shumë gjërat janë mashtrimet që disa tregtarë të pandershëm përdorin për t’i bërë “makijazh” produkteve të detit, duke bërë që peshku i vjetër të duket shumë i freskët.
Substanca që ata përdorin quhet “cafados”. Ja si ta njihni dhe të mos bini pre e mashtrimeve:
Mashtrimi me peshkun: çfarë është “cafados”
Cafados është një element kimik që përdoret vetëm ose së bashku me ujë të oksigjenuar. Produkti vjen nga Spanja dhe mjaftojnë të hidhen disa pika në peshkun e ndenjur dhe e bëjnë atë të duket i freskët.
Substanca është e përbërë nga substanca acidifikese, korrektorë të aciditetit dhe oksigjenit aktiv dhe është shumë e vështirë për t’u zbuluar. Në fakt, nuk është e thjeshtë për të kuptuar praninë e tij në ushqime as me analiza të detajuara pasi substanca në kontakt me ujin shkrin.
Produktet më të rrezikuar
“Cafados” përdoret zakonisht për një tipologji peshqish si : ton, skumbri, bonito, sardele dhe açuga. Një fakt i tillë është konfirmuar në shtetin fqinj, në Itali, sipas një hetimi të kryer në vitin 2013 në prokura e Torinos.
Si të mbrohemi nga “cafados”
Edhe pse nuk është e thjeshtë ta dallosh, ka mënyra të mençura për të kuptuar nëse peshku është i freskët apo jo. Një nga teknikat më të përdorura është ajo e syrit të lirë:
1. Qëndroni larg nga peshqit që janë me sy të turbullt apo të mjegulluar.
2. Shikoni me kujdes velëzat, nëse ngjyra e tyre është e errët atëherë mund të jini të sigurt se peshku nuk është i freskët.
3. Si këshillë të fundit ju sugjerojmë t’i besoni nuhatjes suaj. Nëse peshku ka aromë të rëndë apo të thartë nuk duhet ta blini.
Përshtati: Anila Dedaj