Këngëtarja, Jonida Maliqi, prej kohësh nuk po sjell diçka të re, duke u fokusuar më tepër tek dyqani dhe roli i saj si nënë. Ndoshta këto arsye e kanë bërë Jonidën që të linte pak mënjanë muzikën, pauzë të cilës mesa duket i erdhi fundi.
Këngëtarja ka postuar një foto në Instastory, e ndodhur në ambientet e një studioje muzikore, me kufje në vesh. Kjo të lë të kuptosh se bëhet fjalë për regjistrimin e një kënge të re. Vetëm se këtë herë do të jetë në bashkëpunim me një artist tjetër.
Aban Ramosaj duket se do jetë në duetin me Jonidën. Kënga e fundit e saj ishte “Jam bërë si ti”, por që mesa duket tashmë ka të ngjarë që ta pasojë një tjetër.