“Moonlight” u shpall filmi më i mirë i Oscarit pas një gafe historike, që i dha gabimisht çmimin më prestigjioz të kinemasë favoritit “La La Land”, i cili u largua me gjashtë statuja.

Dështim epik për këtë ceremoni të zakonshme, aktorja legjendare, Faye Dunaway, përkrah Warren Beatty, ka lexuar gabimisht në skenën e ”Dolby Theatre” emrin e filmit.

Advertisement

I gjithë ekipi i komedisë muzikore “La La Land” është ngjitur në podium dhe producentët kanë filluar me falenderimet e tyre para se të lajmërohej se fituesi i vërtetë ishte në të vërtetë “Moonlight”.

“Ka një gabim, “Moonlight”, jeni ju që keni fituar çmimin e filmit më të mirë”, theksuan personat në skenë.

Një prej producentëve të “La La Land”, me shumë klas u shpreh se ishte i nderuar t’i jepte statujën që e besoi si të tijën miqve të tij të “Moonlight”.

“Është për të ardhur keq për këtë që ndodhi”, deklaroi animatori Jimmy Kimmel gjatë konfuzionit që u krijua në skenën e Dolby Theatre, ku ekipet e dy filmave u përshëndetën gjatë zbritjes së njërit dhe ngjitjes së tjetrit.

Warren Beatty shpjegoi menjëherë se kartoni që ai kishte lexuar mbante emrin “Emma Stone, La La Land”, gjë që Jimmy Kimmel e konfirmoi menjëherë.

“Moonlight”, xhiruar për vetëm 1,5 milionë dollarë me një grup aktorësh me ngjyrë, është antitezë e romantikes dhe ëndrrës “La La Land” dhe shënon një kthesë me 180 gradë pas polemikave të shumta për mungesë të diversitetit në Oscars këto dy vitet e fundit.