Administrata e Zonave të Mbrojtura Vlorë ka prezantuar shtegun turistik -PK Llogora-Qfa e Thelle-burimi i Dedehilës. Ky shteg ka si qellim hartezimin dhe markimin e tij.
Shtegu nga Llogoraja deri në vendin me emertim popullor Qafa e Thellë, afersisht 3,5 km, është shteg i dukshëm dhe shumë i përdorur nga turistët.
Ky segment përshkohet në brendësi të pyllit dhe ofron një pamje të mrekullueshme me florën e saj të pasur në drurë, pyjet halorë të bredhit dhe pishës dhe shkurre.
Shtegu është në ngjitje nga Parku Kombëtar Llogora 820 m mbi nivelin e detit deri në Qafën e thellë afersisht 1200 m mbi nivelin e detit.
Kjo pjesë e shtegut arrihet afersisht në 1ore e gjysem në ecje normale. Bëhet nga të gjitha grupmoshat.
Nga Qafa e Thellë, shtegu përshkon pjesën perëndimore të Karaburunit në një gjatësi prej 5,5 km dhe është i gjithë në plan të rrafshët me nivelin e detit.
Ky segment shtegu ofron një pamje të mrekullushme bregdetit Jon.
Shtegu pjesërisht është në terren të zhveshur dhe një pjesë e mirë në brendësi të pyllit me llojet fletore të dushqeve.
Gjithashtu, në këto sipërfaqe gjenden dhe 2 nga llojet kryesore të bimëve medicinale si çaji i malit dhe sherebela.
Burimi i Dedehiles është nga të paktët burime me ujë të pijshëm në gadishullin e Karaburunit.
Koha e lëvizjes turistike nga piknisja deri në burimin e Dedëhilës llogaritet afersisht në 4 orë.
Shtegu është një gjurmë rruge e përdorur nga banorët e zonës që ushtrojnë
profesionin e blektorit, bletërrietesit dhe te grumbullimit të bimeve medicinale. Gjatësia totale e shtegut është 9 km., ndërsa koha vajtje ardhje është rreth 8 ore në një ecje normale. Ky është një shteg mjaftë piktoresk dhe të ofron një pamje të mrekullueshme të detit dhe zonës rreth tij.