Ka përfunduar para pak çastesh ceremonia më e madhe e ndarjes së çmimeve muzikore. Sigurisht që dalëngadalë do ju sjellim të gjitha detajet e tapetit të kuq, performancave dhe shumëçka ndodhi në Staples Center, por ajo që na gëzoi shumë ishte prezenca e Elvana Gjata në këtë event. Këngëtarja e ftuar nga bashkëpunëtorë të saj të cilët ishin të nominuar për çmime Grammy, ka parakaluar në tapetin e kuq dhe duket e mrekullueshme. Me nje bukuri natyrale dhe tualet të freskët ajo kish zgjedhur të vishte një fustan të Nicolas Jebran, krijim i cili nxjerr në pah më së miri një nga pikat e saj të forta këmbët e gjata që presin si shpata 😛
Urojmë që Elvana të ketë hyrë në tapet të kuq me këmbën e djathtë 🙂