E veshur me një fustan të artë, studentja 24-vjeçare e stomatologjisë, Iris Mittenaere ka mundur 12 finalistet e tjera për të fituar kurorën. Si Miss Universe ajo do të një fushate dentare dhe për kujdesin e gojës në të gjithë botën.
“Ky brez nuk është vetëm një brez. Është diçka që duhet të bësh për të ndihmuar njerëzit, për të kuptuar njerëzit”, ka thënë Mittenaere, e cila është nga veriu i Francës.
Në finale me të në garë ishin Miss Haiti, Raquel Pelissier dhe Miss Kolumbia, Andrea Tovar. Gjithashtu top finaliste ishin vajzat nga Kenia, Indonezia, Meksika, Peruja, Panamaja, Kolumbia, Filipinet, Kanadaja, Brazili, Tajlanda dhe SHBA.
Spektakli ndryshoi formatin këtë vit, pasi kishte 12 nga 13 finaliste që ka pasur më parë dhe ka numëruar edhe votat për Miss Universe në Twitter. Eventi u organizua në Vietnam.
Revista Anabel ka theksuar se Miss Universe ka një ngjashmëri të madhe me vajzën e Ish Presidentit Topi dhe ka shumë të drejtë. Vajzat ngjajnë si dy pika uji… Ja shihini.