Vetëm 55 vjeç, Obama është zyrtarisht një pensionist.

Në fakt, si ish-president ai do të marrë një pension federal prej rreth 200 mijë dollarë në vit, gjysma e rrogës së tij si kryetar shteti, për më tepër do të ketë eskortën përjetë dhe mbulim të shpenzimeve për udhëtime, zyrë dhe ato shëndetësore.

Advertisement

Sipas CNN, “shpenzimet jashtë pensionit për një ish-president janë të ndryshme”.

“Në vitin 2015 për Jimmy Carter ishin rreth 200 mijë dollarë ndërsa për George W. Bush ishin 800 mijë dollarë”, thekson CNN-ja.

Pensioni dhe përfitimet për ish-presidentët përkojnë me vitin 1958.

Ato u vendosën kur Harry Truman u përball me probleme financiare pas presidencës.

Aktualisht rroga e presidentit është 400 mijë dollarë në vit.

Gjatë fushatës elektorale, Trump kishte deklaruar se do të heqë dorë nga paga nëse zgjidhej në Shtëpinë e Bardhë.