Moderatorja e emisionit më të ri në Top Channel, “Pa Limit”, Luana Vjollca, ka qenë mbrëmjen e djeshme e ftuara speciale në emisionin e Elvis Pupës në T, “M’fal për shprehjen”. Duke qenë se ky emision bazohet te humori dhe satira, edhe intervista me Luanën nuk kishte si të mos ishte e tillë.

Mirëpo, në një moment serioziteti, Visi e ka pyetur Luanën nëse ajo ka emigruar ndonjëherë jashtë vendit për të provuar si është jetesa jashtë kufijve të Shqipërisë, pa qenë turiste sigurisht. Vjollca ka habitur me përgjigjen e saj se në fakt kur ka qenë në moshë të vogël, ajo dhe familja kanë emigruar drejt Belgjikës, ku jeton edhe motra e saj e madhe. Megjithatë Luana u shpreh se nuk mund të rrinte larg Shqipërisë për gjithë dashurinë që ajo ka për këtë vend.

Advertisement

Në këtë moment, Luana ka treguar edhe tatuazhin e shqiponjës që ka bërë në gisht. Gjatë kohës që Luana rrëfehej se dashuria për vendin e ka sjellë sërish në Shqipëri, ajo gjithashtu tregoi se në fakt ka qenë zgjedhja e duhur sepse është shumë e kënaqur me gjithçka bën këtu.

Edhe ne të Blitz.al mendojmë se Luana ka arritur të jetë e suksesshme në Shqipëri, ndaj dhe ka bërë mirë që ka zgjedhur të kthehet!