Shqipëria dhe Kosova është mbuluar nga dëbora dhe ngricat dhe këto ditë janë shënuar temperatura shumë të ulëta sidomos në zonat malore. Por duket se aktorja e njohur Diellza Kolgeci e ka sfiduar të ftohtin duke dalë me rroba banje në dëborë.

Përmes disa fotove të postuara në Snapchat Diellza shfaqet e veshur me një palë bikini rozë, duke pozuar për kamerën e ulur në dëborë e duke luajtur gjithashtu.

Advertisement

Duhet thënë se në temperatura që shënojnë më pak se -15 gradë duhet shumë guxim të dalësh e zhveshur dhe të mos sëmuresh.