Presidenti amerikan në largim, Barack Obama dhe zonja e parë, Michelle Obama dhanë dje mbrëmjen e fundit në Shtëpinë e Bardhë për miqtë, përfshirë edhe të famshmit e së ashtuquajturës ”A-list”.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest konfirmoi vetëm se çifti po bën një festë për të kaluar pak kohë me miqtë dhe se kjo është ngjarja përfundimtare e tillë, para se Obamat të largohen nga detyra më vonë këtë muaj.
Të pranishmit e përfolur janë Beyonce dhe Jay Z, Bruce Springsteen, moderatorja Oprah Winfrey, aktori Samuel L Jackson dhe regjizori George Lucas.
Shtëpia e Bardhë nuk ka publikuar një listë të të ftuarve.
Festat private të mëparshme në Shtëpinë e Bardhë janë mbajtur sekret mes të ftuarve.
Thuhet se ata kanë dorëzuar celularit e tyre në hyrje të sallës së pritjes.