Ditët që lamë pas, Chris Brown dhe Soulja Boy kanë kaluar të gjithë kohën e tyre duke u zënë në rrjetet sociale. Fillimisht ishte Soulja Boy ai që nisi gjithçka dhe dukej sikur gjithçka po bëhej për ish-të dashurën e Brown, Karrueche.

Në të vërtetë, arsyeja kryesore se pse dy djemtë janë gati të shkojnë në ring nuk është askush tjetër përveçse Rihanna-s.

Advertisement

Gjatë një interviste me Floyd Mayweather, Soulja Boy tregoi se kjo histori ka nisur prej një kohe të gjatë, pas dhunës së ushtruar nga Chris ndaj Riri-t.

“Ajo që dua të them është se ai është i acaruar sepse unë isha me Rihanna-n, më kupton? Dhe askush nuk do ta kishte marrë vesh nëse ai nuk do të tallej me Karrueche”, – ka thënë reperi. “Kur isha në turne me Lil Wayne, në Los Angeles, Rihanna telefonoi menaxherin tim dhe i tha që donte të ishte në koncertin tim”.

Më tej, Soulja Boy ka treguar se përzuri të dashurën e tij asokohe, Teyana Taylor, duke e nxjerrë jashtë autobusit të turneut, në mënyrë që ai të qëndronte pak kohë me Rihanna-n.

“Ditën tjetër, menaxheri im më telefonoi dhe më tha: “Rihanna do të flasë me ty”. Më pas, ajo më shkroi: “Jam në “London Hotel”, eja më tako sepse dua të rri me ty…”. Unë isha këtu: “Dreq! Jam një zezak nga getot, kështu që e di për çfarë e ka fjalën. Dhe aty filloi e gjitha”, – ka treguar më tej Soulja Boy lidhur me sherrin me Chris Brown.

Kështu si kanë rrjedhur gjërat, djemtë e kanë vendosur që do të përfundojnë në ring. Madje në këtë intervistë, reperi i është drejtuar këngëtarit Soul/RnB, Chris Brown: “Eja në ring! Më gjuaj siç i gjuajte Rihanna-n! Më gjuaj siç i gjuajte Karrueche!”.