Play with Justin

Javën e kaluar ka qenë radha e Justin Timberlake në bashkëpunimin me Givenchy për parfumin PLAY. Ky nuk është një bashkëpunim si të tjerët. Ka qenë fillimisht Givenchy që ka kërkuar bashkëpunimin e Justin i cili nuk pranoi, pasi nuk i përdor shumë parfumet. “Mendoj se ato e morën si sfidë për të krijuar diçka që të më pëlqente me çdo kusht. Unë jam minimalist. Më pëlqejnë aromat e pastra e të freskëta. Nuk më pëlqejnë parfumet e rëndë, ndaj fillova të informohesha për ata të lehtët. Mësova për qitron apo lulet drusore që përdoren zakonisht për të krijuar atë lloj parfumi. Jam i magjepsur nga mënyra e krijimit të parfumit”,- ka thënë Justin Timberlake. Parfumi i Justinit është rinor, argëtues e sensual në të njëjtën kohë. Për momentin mund të blihet në Macy dhe Sephora.

Advertisement