Lady Gaga dhe Katy Perry janë përfshirë në një betejë ligjore  mes këngëtares së njohur Kesha dhe ish-menaxherit të saj Dr. Luke. Kujtojmë se më herët Kesha e ka akuzuar producentin e njohur  për  abuzim seksual, një betejë ligjore e cila vijon ende në New York.

Sipas E!online, një dokumentacion i ri është paraqitur pranë gjykatës në seancën e 26 dhjetorit dhe përfshin prova të reja. Thuhet se në dokumentin e dorëzuar gjendet një mesazh që Kesha i ka dërguar Lady Gaga-s në muajin prill 2016, po në të cilin përfshihet edhe Katy Perry. Megjithatë përmbajtja e këtij mesazhi nuk është bërë ende publike dhe mendohet të mbetet konfidenciale.

Advertisement

Kesha e akuzoi Dr. Luke në vitin 2014 se kishte abuzuar seksualisht me të dhe kërkoi zhvlerësim të kontratës së regjistrimit që ajo kishte nënshkruar me kompaninë diskografike. Për sa u përket dy këngëtareve të tjera që duket se do të përfshihen në këtë vorbull gjyqësore, Katy Perry ka heshtur ndërsa Lady Gaga në muajin mars e ka mbështetur Kesha-n.