Teknologjikja J.Lo

Kur është larg shtëpisë ajo i mban kontaktet me binjakët e saj Max dhe Emme nëpërmjet kamerës web. Këngëtarja/aktorja nuk e duron dot kur qëndron larg familjes, ndaj përdor internetin për të parë se si janë vogëlushët. “E urrej të qenurit larg fëmijëve. Por kemi zgjedhur këtë mënyrë që unë t’i shoh në kompjuter. I telefonoj nga webi dhe kështu i shoh bebushat e mi”,- ka thënë ajo. Edhe pse 40 vjeçares i shijon shumë e folura me binjakët nëpërmjet internetit, ajo pranon se mund të mërzisë apo bëjë konfuzë Max dhe Emme që shohin të ëmën teksa u flet nga ekrani i kompjuterit

Advertisement