Majk gjatë vitit 2016 ka sjellë disa hite duke nisur që nga bashkëpunimi me Getoar Selimin me titull “Ajo”, më vonë kënga “Kcen” dhe më e fundit e publikuar pak ditë më parë “Fund”.

Ky vit ka qenë ndër më të mirët për reperin nga Kosova. Për gjithë gjërat që ka arritur Majk ka zgjedhur të falenderojë zotin dhe të rrëfejë gjithë sakrificat dhe situatat që ka kaluar për të qenë këtu sot. Reperi i ka rrëfyer këto nëpërmjet një “poezie”.
Faleminderit atyne që më kanë desht edhe atyne që më kanë përkrah , atyne që më kanë kesh edhe atyne që më kanë sha. Faleminderit Zotit për talentin si dhuratë, edhe pse kur u njoftova me hip hopin i pata xhepat thatë, e shtir u kon për mu secila nat , për me inqizu kang shpesh e kom lon barkun e thatë, kryt kah ZOTI , vullnetin me veti nven të lotit , un jom i forti që qohna prej morgit , tkom thon që smujn mem nal, ska lidhje sa o shtir , kom luftu me mish e me shpirt deri sa e kom mrri, qato qe e kom nis…. i put my fuckin soul in it… now im here , i feel blessed.”-“shkruan Majk bashkangjitur një fotoje të shkrepur në një nga koncertet e tij.

Advertisement

https://www.instagram.com/p/BOx8F7EDz81/