Aurela Gaçe është ndër personazhet më aktive në rrjete sociale. Këtë vit të ri ajo e ka nisur me një status shumë domethënës. Përmes një shkrimi në faqen e saj në Facebook, këngëtarja e njohur ka përcjellë një mesazh shumë të rëndësishëm se ndonjëherë fitimtar nuk është gjithmonë ai që në fund rrëmben fitore.

“Fitimtar nuk është ai/ajo që gjithmonë fiton.
Fitimtar është ai që bie e gjen forcën të ngrihet përsëri.

Advertisement

Për të gjithë ata që nëse duan të godasin dikë, i zënë në gojë gjithmonë atë një herë që është rrëzuar… jo të mirat… ato fshihen në momentin që ti je rrëzuar… të vënë shqelmin e bjeri t’i biem.

Të shohin që ti je ngritur e vazhdon luftën e jetës…ata vazhdojnë i bien legenit atje, tek ai momenti i rrëzimit  ?…

Fitimtar është ai që provon, rrezikon, del në betejën e madhe e të vështirë të jetës e nuk dorëzohet”,- shkruan Aurela.

“Zot më jep shëndet e forcë të vazhdoj të jetoj me punë shumë!”

Duket se për këngëtaren gjëja më e rëndësishme në jetë është të dish të ngrihesh pas dështimeve dhe jo të dalësh gjithnjë fitimtar. Kjo duket një mënyrë vërtet e mirë dhe kuptimplotë për të nisur vitin 2017, me një mesazh shumë motivues e domethënës.