Mediat botërore folën dje gjerësisht për largimin nga jeta të aktores Carrie Fisher e cila ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare. Por vetëm 24 orë më vonë, nga dhembja e madhe ka ndërruar jetë edhe mamaja e saj, Debbie Reynolds, në moshën 84 vjeçare.
Reynolds është një ndër ikonat e Hollyëood-it, të fundit të brezit të saj të artë. Mediat raportojnë se kjo e fundit vdiq nga një infarkt në zemër pas vdekjes së vajzës së saj, dhembje që ishte e papërballueshme për të.
Vazhdimisht ajo i ka treguar të afërmëve se ka nevojë të jetë pranë Carrie-t ndaj dhe vdekja duket se e ka dërguar më pranë të bijës.