Pasi u diagnostikua me sëmundjen “Lyme”, këngëtarja e njohur amerikane, Avril Lavigne, më në fund ka lajmëruar se do të rikthehet me muzikë të re.

“Jam shumë e lumtur t’ju lajmëroj se po punoj në projekte të reja muzikore dhe do të publikoj një album të ri në 2017-n”, – ka thënë Avril. “Mezi po pres t’ju tregoj ndjenjat e mia. 2017-a do të jetë një vit i paparë!”

Advertisement

“Nuk ka qenë vetëm një betejë e fortë, por edhe një reflektim për të ardhur te ju me diçka të re”, – ka përfunduar Lavigne.

Ky album pritet të jetë i 6-ti për këngëtaren, pas atij të publikuar në vitin 2013, të titulluar “Avril Lavigne”.