Para se të vendosej një datë konkrete, vetë Kanye West ka anuluar turin e tij “Saint Pablo” në Europë. Në muajin nëntor, reperi i njohur u tha “stop” gjithë angazhimeve të tij dhe u shtrua për 8 ditë në spital pasi vuante nga një lodhje e vazhdueshme dhe nuk mund të flinte. Para kësaj, shfaqjet e tij në publik dhe koncertet gjithnjë kanë pasur probleme si vonesa të ndryshme, ndërprerje e shpesh performancat e tij janë shndërruar në monologë plot zemërim.
TMZ tani raporton se përfaqësues të West kanë kontaktuar me promotorët e koncerteve për të anuluar pjesëmarrjen e reperit. Parisi, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar ishin disa nga vendet ku pritej që Kanye West të performonte. Që prej daljes nga spitali reperi është shfaqur rrallë në publik





