Pasi publikuan versionin audio të bashkëpunimit të tyre më të fundit, “Chantaje”, Shakira dhe Maluma kanë nxjerrë ditën e sotme edhe videoklipin për këtë këngë.
Në të vërtetë, videoja është një “video lyric”, pra me tekst dhe në të gjithë klipin ne mund të shohim Shakirën të shtrirë në një divan luksoz, ku tregon linjat e saj mjaft seksi dhe dy shatërvanë në formë fajkoi, të cilët i hedhin ujë këngëtares në të gjithë trupin.
Përveç këngës, me këtë klip mund të shijojmë edhe format mjaft të bëshme të artistes, që ka sjellë në jetë 2 fëmijë.