Elvana Gjata: Ne vlejmë edhe pa lejla…

Elvana Gjata është duke shijuar suksesin e këngës “Lejla”, në bashkëpunim me Capital T dhe 2PO2. Këngëtarja ka publikuar në Instagram një foto, në të cilën është në trenin që shohim në klip. Kjo fotografi nga xhirimet e ka frymëzuar këngëtaren që si përshkrim të fotografisë të vendosë një pjesë të tekstit të këngës: “Krejt industria sytë në lejla, ama ne dhe pa to po vlejna…”, – ka shkruar ajo duke etiketuar edhe Capital T, duke qenë se kjo frazë i përket pikërisht atij në këngë. Siç dihet me ‘lejla’ në këtë frazë, Elvana Gjata dhe Capital T, i janë referuar kartëmonedhës së 500 euros që është në këtë ngjyrë.

Advertisement