Jennifer Lawrence, është vetëm 26-vjec, por është aktorja më e paguara e botës.
Protagonistja e “Hunger Games”, sipas Forbes, fiton rreth 46 milionë dollarë në vit, një pjesë e të cilave vjen prej filmit të sipërpërmendur dhe prej “X-Men: Apocalisse”, së bashku me fushatat publicitare. Por një pjesë e fitimit ka ardhur edhe prej pagesës së pjesshme në paradhënie për filmin “Passengers”.
Megjithatë fitimet e saj për këtë vit kanë rënë me 11.5% në krahasim me 2015-ën.
Në vend të dytë renditet Melissa McCarthy e cila ka fituar në një vit 33 milionë dollarë: 10 milionë të bartura nga një vit më parë dhe nga filmi “Ghostbusters”.
Scarlett Johansson renditet e treta me 25 milionë dollarë e ndjekur më pas nga Jennifer Aniston me 21 milion dollarë, Fan Bingbing me 17, Charlize Theron me 16,5 milionë, Amy Adams me 13.5, Julia Roberts me 12 milionë, Mila Kunis me 11,10 milionë.
Në vend të fundit është Deepika Padukone me 10 milionë dollarë.
Renditja merr parasysh fitimet nga 1 Qershori 2015 deri më 1 Qershor të këtij viti.