Facebook po i rikthehet origjinës së vet, atëherë kur u propozua si një aplikacion që do të ishte vetëm për studentët.
Këtë do sjellë Lifestage, aplikacioni për iPhone që nuk do të lejohet të përdoret nëse jeni mbi 21 vjec.
I lancuar në SHBA, aplikacioni është menduar si një mundësi kontakti mes studentëve të së njëjtës shkollë, apo shkollave paralele.
Që në momentin e regjistrimit në aplikacion, përdoruesit do të pyeten se cilën shkollë ndjekin dhe më pas do të kenë mundësi të shohin vetëm profilet e studentëve të së njëjtës shkollë apo të shkollave që janë afër tyre gjeografikisht.
Risia do të jetë përmbajtja e profilit pasi të gjitha të dhënat personale, që zakonisht jepen me shkrim, këtu do të zëvëndësohen nga videot.
Në aplikacionin që po përpiqet të imitojë edhe SnapChat-in, videot do të mund t’i shohin të gjithë miqtë tuaj të shkollës, nëse nuk janë më të mëdhenj në moshë se 21 vjec.
Facebook sjell aplikacionin që nuk mund të përdoret mbi 21 vjec
Friday, December 5, 2025
SourceAnsa
- Advertisment -


