Kendall dhe Kylie pushtojnë faqet e Vogue

Kendall Jenner do të shfaqet për muajin Shtator në kopertinën e prestigjozes Vogue, por motra e vogël nuk e ka lënë vetëm.
Në faqet e revistës do të shfaqet edhe Kylie Jenner së bashku me Jaden Smith, Willow Smith dhe Zendaya në artikullin “Stili i Vjeshtës: 8 yje të reja në stilet më të reja të sezonit”.
19-vjecarja ka veshur një fustan Gucci që revista e përshkruan si një fustan “të stiluar për mbretëreshat e rrjeteve sociale”.
Megjithatë motra e vogël nuk e ka reklamuar shumë daljen e saj të dytë tek Vogue, ndoshta për të mos hequr vëmëndjen nga Kendall duke qënë se ajo prej shumë kohësh e ëndërronte këtë arritje.

Advertisement