Rupert Grint, aktori i serisë së filmave të Harry Potter, ka humbur 1.3 milionë dollarë pas një mosmarrëveshje në lidhje me taksat. Një gjyqtar taksash e ka urdhëruar 27-vjeçarin të paguajë 1.3 milionë dollarë në lidhje me një ndryshim në datat e llogarive të tij për të mbrojtur të ardhurat prej 31.2 milionë dollarësh nga filmat e Harry Potter, nga një normë e lartë taksimi. Gjykatësi i është drejtuar Grint se ka ndjekur instruksionet e këshilltarëve tatimorë për të rregulluar datën e llogarive të tij, ku 20 muaj nga të ardhurat do të tatoheshin si në vitet 2009-2010. Kjo pengoi që rreth 8 muaj nga fitimet të tatoheshin në periudhën kohore 2010-2011, ku shkalla e tatimit u rrit nga 40% në 50%. Kështu, duke llogaritur vlerën e atij 10%-shi aktorit do t’i duhet të paguajë një vlerë prej 1.3 milionë dollarësh. Grint ka pranuar se njohuritë e tij në çështjet financiare ishin shumë të vogla dhe ai ua kishte lënë në dorë të atit dhe kontabilistit të tij.