Një vajzë 8 vjeçe i ka shkruar një letër personit që admiron më shumë. Beyonce-s! Ajo ia ka shprehur pëlqimin artistes 34-vjeçare në një mënyrë tepër të bukur. “E dashur Beyonce, këngëtarja ime e preferuar”, – shkruan 8-vjeçarja. “Ti je më e mira. Ti je një trëndafil i rrallë në një kopsht me lule shumëngjyrëshe, por ti je e vetmja që ndriçon lart në qiell. Kënga ime e preferuar është “Sorry” dhe sa herë e dëgjoj unë çmendem”.