Këngëtarja Enca Haxhia është duke pushuar me familjen e saj në Antalya në Turqi. Ajo vetë ka treguar se ka dashur të pushojë pak kohë nga turi i gjatë i koncerteve për të mbledhur energjitë për koncerte të tjera të suksesshme. Por sërish ajo ka qënë mjaft aktive me postimet e saj në rrjete sociale. Por ndryshe nga sa jemi mësuar me postimet e Encës që janë gjithnjë provokuese, para disa orësh ajo ka postuar një fotografi në të cilën nuk ka vendosur aspak makeup në fytyrë. Poshtë kësaj fotografie këngëtarja ka shkruar: “Relaxed, happy, young & makeup free. This is how i wanna be remembered” (E relaksuar, e lumtur, e re dhe pa makeup. Kështu dua të më mbani mend) – ka përfunduar Enca.

Advertisement