Zbulohen detaje nga emisioni i ri i Ermal Mamaqit

Është komentuar gjatë në rrjete sociale dhe portale ‘zhvendosja’ e emisionit të Ermal Mamaqit “6 Ditë pa Ermalin” nga stacioni T në Digitalb në Tv Klan. Duket se pas diskutimeve që hapi ky lajm, ka ardhur momenti që projekti të konkretizohet dhe të punohet intensivisht për të bërë gjithçka gati për nisjen e sezonit të ri. Vetë Mamaqi ka postuar një fotografi në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram ndërkohë që punohet në zyrë për skenografinë e studios së tij të re. Me doza humori, ashtu siç ai bën zakonisht, ka shkruar: “Duke punuar… Skena e re po ndërtohet. Gaetano Castelli dhe stafi i tij i kanë hak lekët e Sandrit” – duke iu referuar producentit Alekdandër Frangaj. Duke parë foton, mund të zbuloni dhe një pamje paraprake të studios së Mamaqit që shfaqet në ekranin e televizorit. Nga sa mund të shohim mund të themi se do të jetë një studio krejt ndryshe nga ajo që kemi parë në “6 Ditë pa Ermalin”.

Advertisement