Amber Heard ka dhunuar ish-të dashurën në vitin 2009

Disa raporte tregojnë se Amber Heard është arrestuar në vitin 2009 pasi ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së atëhershme Tasya van Ree. Këto fakte janë rikujtuar pas deklaratave të saj se bashkëshorti Johnny Depp e ka dhunuar. TMZ thotë se sipas burimeve ligjore dhe dokumentacioneve të regjistruara, Amber dhe Taya kanë debatuar më 14 shtator të vitit 2009 në Aeroportin Ndërkombëtar të Seattle-Tacoma ku Amber e ka lënduar Tayan në krah. Pas këtij veprimi aktorja është arrestuar dhe të nesërmen është përballur me gjykatën. Rasti nuk është diskutuar gjatë atë periudhë.

Advertisement