Ata nuk janë fëmijët e Michael!

Fati i dy fëmijëve Prince 12 vjec dhe Paris 11 tashmë është vënë në pikëpyetje pas deklaratës së Debbie-t që nuk do të kërkojë kujdestarinë e tyre. Në një intervistë Debbie, që ka qenë e martuar me Jackson për 3 vite, thotë se u farëzua artificialisht, nga një dhurues anonim. Debbie ka qenë recepsioniste në klinikën dermatologjike të Michael. “Michael ishte i divorcuar, i vetëm dhe donte fëmijë. Unë i thashë se nuk doja fëmijë nga ai. Kishim një të përbashkët në jetët tona. Të dy ishim të vetmuar, donim kafshët dhe kështu filluam të flisnim. Ai filloi të më lejonte të hyja në dhomën ku bëheshin trajtimet dhe të ndihmoja doktorin. Vinte 3- 4 here në javë. Pastaj filluam të flisnim për divorcin e tij me Lisa Marie dhe faktin se ajo nuk donte fëmijë me Michael. Kështu i ofrova veten. Ishte një dhuratë. Bëra diçka që e mbante të lumtur. Thjesht isha mbartësja, por nuk ishte sperma e Michael. U pagova për këtë gjest dhe e di se nuk do i shoh më kurrë fëmijët e mi”. Debbie gjithashtu ka rrëfyer se nuk ka bërë kurrë sex më Michael dhe se jetonin në shtëpi të ndryshme.

Advertisement