Është përfolur gjatë për lidhjen e Getoarit me Marina Vjollcën, deri në momentin që ata vendosën të pranojnë publikisht. Sot bukuroshja feston ditën e saj të lindjes. Një urim të veçantë ajo ka marrë nga i dashuri i saj. Ai ka postuar në Instagram një foto, ku shkruan: “Gëzuar dashuria ime, nusja ime, të kam gjithçka!” Getoari ka surprizuar me këtë dedikim jo vetëm Marinën por edhe fansat. Nga ky dedikim kuptohet se lidhja e tyre po “thellohet” akoma dhe më shumë.  Mesa duket çifti  paska plane afatgjata.

Advertisement