FSHF i dhuron bluzat e kombëtares Ismail Kadaresë dhe Dritëro Agollit

Një fushatë unike e Federatës Shqiptare të Futbollit synon promovimin e Kombëtares shqiptare përtej futbollit. Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, është takuar me dy ikonat e njohura të letërsisë shqipe, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, të cilëve u ka dhuruar fanella të personalizuara. “Ngjarje të tilla krijojnë atmosferë të gëzueshme. Kur ju donit të më dhuronit një fanellë, unë mendova se mos ka ndonjë lidhje më të thellë futbolli me artin. Dhe vërtet ka. Një ndër pikëtakimet ka ndodhur pikërisht në amfiteatrot e vjetra”, – ka thënë ndër të tjera Ismail Kadare. I vlerësuar është ndjerë edhe shkrimtari i mirënjohur Dritëro Agolli. “Jam vërtet i nderuar që sot marr një dhuratë kaq të çmuar. Do mbetet historike hyrja jonë në Kampionat. Ishte një sukses i madh”, është shprehur Agolli.

Advertisement