Blake Lively ka qenë e mrekullueshme në cdo dalje të sajën para kamerave në Festivalin e Filmit në Kanë, teksa me krenari na tregon barkun nga shtatëzania e saj e dytë.
Aktorja 28-vjecare, e cila është në pritje të fëmijës së saj të dytë me bashkëshortin Ryan Reynolds, është shfaqur në tapetin e kuq me një fustan blu nga Atelier Versace, të cilin e kishte kombinuar më së miri me bizhuteritë e Lorraine Schwartz.
Më herët gjatë javës ajo ka treguar stilin e saj me një fustan tjetër Versace, të ngjitur pas trupit, që e kishte kombinuar me taka të larta metalike.
Aktorja e filmit “Age of Adaline”, në një tjetër dalje, ka treguar këmbët e saj elegante me një fusan të shkurtër Giambattista Valli.
Shtatëzania e saj e dytë u konfirmua një muaj më parë, kur aktores nisi ti dukej barku gjatë xhirimeve të filmit të saj më të ri, “The Shallows”.
Ajo dhe Reynolds sollën në jetë fëmijën e tyre të parë në Dhjetor 2014.
Vetëm një vit më vonë, prindërit e vajzës që mban emrin James, vendosën të tregonin ditëlindjen e saktë të saj.