Ermal Mamaqi sapo i dha një arsye djalit të tij për ta urryer

Ermal Mamaqi, personazhi aq i dashur për publikun shqiptar për batutat dhe humorin që e karakterizon, duket se është i njëjti edhe në jetën private. Jo pak herë, ai vetë poston foto të familjes së tij të bukur, me bashkëshorten Amarda Toska dhe djalin e tyre, Joel. Në këto postime Ermali gjithnjë nuk nguron të shprehë dashurinë dhe admirimin për ta, por në një foto të publikuar në llogarinë e tij në Instagram, Ermali ka dhënë një “mesazh” ndryshe nga herët e tjera. Duket se ai dhe familja ndodhen në aeroportin e Romës, pikërisht në vendin ku bëhet kontrolli i çantave të dorës. Ermali ka vendosur Joelin e vogël brenda një kutie ku vendosen objektet për t’u skanuar më pas nga sigurimi i aeroportit. Me doza humori ai është shprehur: “Duke skanuar valixhet, ishalla nuk më rref kur të rritet…”. Edhe komentuesit duket se janë argëtuar nga ky postim i Ermalit.

Advertisement