Pse iku Sophie nga “Zonë e lirë”?

Të gjithëve u ka bërë përshtypje dje mungesa e Sophie në emisionin “Zonë e lirë” të Arjan  Çanit dhe zëvëndësimi i saj me një vajzë tjetër.
Por cilat ishin arsyet e largimit të Sophie?
Javën e kaluar, në studion e “Zonë e lirë” ishte e ftuar Bleona Qereti. Kur Çani pyeti Bleonën në qoftë se kishte fjetur me të gjithë ata që ka punuar, Bleona i ka drejtuar të njëjtën pyetje, në qoftë se ai kishte fjetur me Sophie-n. Si gjithmonë ai ka reaguar plot humor kundrejt kësaj pyetjeje dhe ka bërë një batutë për këtë.
Por duket se batuta e Çanit nuk është pritur mirë dhe ka nxehur të fejuarin e Sophie-s. Burime për Blitz.al pohojnë që ka pasur edhe debate.

Advertisement