Johansson: Martesa me Reynolds ishte si një garë

Në intervistën e saj për Cosmopolitan, aktorja Scarlett Johansson ka lënë të kuptohet se martesa e saj me Ryan Reynolds ka qenë si një garë.
“Të qënurit me një aktor tjetër është sfidë. Duhet të ketë mirëkuptim për mënyrën se si ndahet koha, vecanërisht kur karrierat e të dyve ecin në të njëjtin ritëm”, ka thënë ajo.
Kjo nuk është hera e parë që Johansson flet për martesën e saj 3-vjecare me Reynolds, e cila përfundoi në 2011.
Në një intervistë dhënë një vit më parë për revistën Parade, ajo kishte thënë se të bashkëjetosh me një aktor është shumë e vështirë.

Advertisement