Britney nxjerr në shitje shtëpinë

Britney Spears ka nxjerrë në shitje shtëpinë e saj në Kaliforni për 8.9 milionë dollarë.
Sipas raportimeve, këngëtarja e ka nxjerrë në shitje pasi ka blerë një shtëpi tjetër në të njëjtën zonë.
Shtëpia ka 5 dhoma gjumi, 7 banjo, 2 zyra si dhe një dhomë lojrash.
Sigurisht që shtëpia ofron edhe më shumë se kaq. Pamje fantastike, tavanë të lartë dhe një arredim fantastik.
Të gjitha këtyre shtojini edhe pjesën e jashtme që ka pishinë dhe vaskë të ngrohtë.

Advertisement