Gjigandi suedez H&M ka punuar dhe me të tjerë emra të mëdhenj të modës, përmendim Viktor & Rolf, Stella McCartney dhe së fundi, Mattheë Williamson, por kjo është hera e parë që bashkëpunojnë me një stilist aksesorësh. Koleksioni i Jimmy Choo, do të përfshijë dhe disa veshje për femat dhe mund të cilësohet si një koleksion “i sofistikuar, avangardë në fashion, i prekshëm nga të gjithë dhe padyshim glamoroz”. “Ato janë glamoroze dhe sexy. I bëjnë shumë stil dhe veshjet më të thjeshta. Më pëlqen mënyra se si kemi punuar. Kemi vënë veshjet në funksion të këpucëve dhe çantave dhe jo anasjelltas, siç zakonisht ndodh. Ky bashkëpunim n’a ekzalton shumë, pasi është i pari koleksion këpucësh”,- ka thënë përfaqësuesja e H&M Margareta Van Den Bosch. Koleksioni do të dalë në treg në 14 Nëntor.