Jim Carrey ka një aftësi të mrekullueshme për t’i bërë njerëzit të buzëqeshin, përfshi edhe një brune misterioze që ai është fotografuar së fundmi.
Fotot e publikuara nga “Daily Mail”, tregojnë Jim Carrey, 54-vjeç dhe vajzën që e shoqëron teksa po largoheshin nga një restorant japonez pas një darke romantike.
Kjo është hera e parë që Carrey fotografohet me një femër që pas vetëvrasjes tragjike të ish të dashurës së tij, Cathriona White, në shtator 2015.