Fernando Alonso është ndarë nga gazetarja Lara Alvarez. Piloti spanjoll i Formulës 1, sipas “La Otra Cronica”, është beqar që nga muaji shkurt.
Para dy javësh, Lara kishte postuar në Instagram një foto të shoqëruar me këtë mesazh: “Stuhitë bëjnë që pemët të lëshojnë rrënjë më të forta…”. Si Alonso, ashtu edhe Alvarez nuk e kanë përgënjeshtruar lajmin e ndarjes.
Çifti po mendonte martesën në muajt e ardhshëm, ne një ceremoni për rrethin e ngushtë në Dubai ose Ishujt Maldive.
Fernando Alonso dhe Lara Alvarez u lidhën në fund të vitit 2014. Që kur është bërë i famshëm, ish-piloti i Ferrarit ka pasur dy lidhje të tjera: me Raquel de Rosario (2005-2011) dhe Natasha Kapustina.