Në një kohë që Festa e Nënës po afron, duket se për Madonna-n kjo nuk do të jetë një festë, por një ditë e mbushur me trishtim për mungesën e djalit të saj.
Ka qenë The Mail, ajo që ka zbuluar se këngëtarja e ka humbur betejën ligjore për kujdestarinë e djalit të saj 15-vjecar.
Këngëtarja ka pranuar se e ka “humbur betejën” duke thënë edhe se djali i saj nuk dëshiron të jetojë me të.
Gjatë një koncerti në Zelandën e Re ajo ka shpërthyer në lot duke deklaruar para fansave të saj: “Nuk ka dashuri më të madhe se ajo e një nëne për djalin e saj.”
Gjithcka nisi Dhjetorin e 2015-ës, kur Rocco u largua nga e ëma për të qëndruar me babain e tij. Ai kundërshtoi të gjitha lutjet e saj për tu kthyer, si edhe një urdhër gjykate që e detyronte të ishte me mamanë për periudhën e Krishtlindjes.
Tashmë Madonna ka pranuar se Rocco do të qëndrojë me babain e tij, Guy Ritchie.