Shumë prej nesh prisnin dhurata në ditën e Shën Valentinit, nga i dashuri/a, shoku, shoqja, mami, motra apo dikush tjetër… Por askush nuk e priste që të merrte një dhuratë nga idhulli i tyre në muzikë 🙂
Ka qenë pikërisht kantautori Flori Mumajesi që ka surprizuar të gjithë adhuruesit e muzikës së tij me krijimin që mban titullin KU GABUM. Një këngë që me sa duket është krijuar gjatë 48 orëve… Një këngë që mban vulën e Florit në të gjithë komponentët, me një tekst shumë të thjeshtë por plot kuptim, një interpretim plot ndjenjë siç vetëm Flori di…
Për të gjithë ju që ende nuk e keni dëgjuar, por edhe për të gjithë ju që e keni luajtur papushim këtë këngë të re që prej minutave të para të publikimit ja tek e keni :). Dëgjim të këndshëm!