Lindsay Lohan ka postuar në Instagramin e saj, një foto në të cilën ka shkruar se mes saj dhe mamasë gjërat kishin marrë fund. Aktorja e bëri këtë deklaratë për ndjekësit e saj, pasi është shprehur se mamaja nuk i qëndron pranë, por e ka braktisur.
Lohan ka deklaruar dhe më herët se prindërit e saj nuk i kanë kushtuar vëmendje. Megjithatë pas pak orësh aktorja është penduar dhe e ka fshirë foton e mbishkrimin.
Lohan, e njohur për sjelljet e saj problematike, vitin e kaluar e ka kërcënuar mamanë se do ta denonconte ne polici, pasi ajo kishte shitur gjërat e saj personale pa i marrë leje. Mamaja e Lohan, Dina është sulmuar shpesh sepse akuzohet se ka përdorur famën e së bijës për të bërë karrierë vetë.
Lindsay ka ndërprerë marrëdhëniet edhe me babain, sepse ai nuk e mirëkuptonte.
Aktorja problematike, e ka përjetuar shumë keq divorcin e prindërve të saj, në vitin 2007.