Njihuni me djalin e Louis Tomlinson

Anëtari i bandës “One Direction”, ka ndarë së bashku me të gjithë fansat e tij në Twitter, një foto të djali të tij të sapolindur.

Një foto shumë intime, e gjitha në bardhë e zi, ku shkruan “Njihuni me djaloshin tim të vogël, Freddie”

Advertisement

Në foto shfaqet një bebe e vogël e mbështetur në trupin plot me tatuazhe të të atit, 24 vjeçar. Louis Tomlinson, u bë baba nga ish-e dashura e tij, Briana, 23 vjeçare dhe lajmin e bëri publik po nëpërmjet mediave sociale.

Pavarësisht se çifti nuk janë më bashkë, ata përsëri vendosën të sjellin në jetë vogëlushin, ndërkohë që ylli i “One Direction” tashmë shoqërohet me aktoren Danielle Campbell.