“Hello” arrin 1 miliardë klikime

Adele thyen një tjetër rekord me këngën e saj “Hello”. Një miliardë klikime në më pak se tre muaj.

Vevo deklaroi të hënën se video zyrtare e këngëtares britanike arriti majën në mënyrë të rrufshme. Kjo ishte e parashikueshme nëse i referohemi 28 milionë shikuesve të këngës “Hello” në 24 orët e para të publikimit të saj.

Advertisement

Deri dje rekordi i VEVO-s mbahej nga Psaj me “Gangnam Style”. Vetëm në tre javët e para të publikimit të Albumit “25” janë shitur një milionë kopje të tij.

Ky është një lajm shumë i mirë për Adele dhe albumin e saj “25”, i cili është vlerësuar nga kritika dhe vazhdon të kryesojë në Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të botës.