Travolta mesazh prekës për të birin

Në përvjetorin e 7-të të ndarjes nga jeta të djalit të tij, Jett, aktori John Travolta ka shkruar një mesazh shumë prekës dedikuar të birit, por dhe një apel për të gjithë.

Ylli i filmit “The Grease” kaloi një periudhë të vështirë pas vdekjes së djalit të tij të madh, i cili vuante nga autizmi, pas një aksidenti në dush në janar të vitit 2009.

Advertisement

Mesazhi prekës që ai i kushtoi të birit në këtë përvjetor, nis me: “Thonë që gjëja më e vështirë në botë është humbja e prindit. Tani mund të them që nuk është e vërtetë. Humbja e një fëmije, është gjëja e më e vështirë. Humbja e dikujt që ti e ke parë të rritet dita-ditës përpara teje. Dikujt që ti i ke mësuar si të ecë dhe të flasë. Dikujt që ti i ke mësuar si të dashurojë. Është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë dikujt.”

Më pas ia vijon: “Ai solli kaq shumë gëzim në jetën time. Ishte gjithçka për mua. Në ato 16 vite kur isha babai yt, mësova të dashuroj pa kushte. Duhet të jemi mirënjohës për fëmijët tanë, e ata të jenë mirënjohës për prindërit. Sepse jeta është shumë e shkurtër”.

“Kaloni kohë me prindërit dhe ju prindër kaloni sa më shumë kohë me fëmijët tuaj. Silluni mirë me ta sepse një ditë kur të ngrini sytë nga telefoni juaj, ata nuk do të jenë aty”.

“Ajo që kam mësuar në të vërtetë është që jetoni dhe dashuroni çdo ditë si të jetë e fundit, sepse një ditë do të jetë në të vërtetë”, e ka përmbyllur mesazhin e tij prekës aktori.

Ndërkohë që fjalët e tij janë shpërndarë me mijëra herë në rrjetet sociale dhe janë kthyer në një burim frymëzimi për shumë njerëz.