Coogler, regjisor i “Black Panther”

Ryan Coogler do të jetë regjisori i filmit të radhës me superheronj të studios Marvel. Studioja e novelave grafike njoftoi “fatin e madh që një regjisor kaq i vlerësuar” do të jetë në krye të filmit “Black Panther” (Pantera e Zezë), që do të shfaqet në vitin 2018.

“Talenti që Ryan ka treguar në dy filmat e tij të parë bënë që zgjedhja e tij të ishte e thjeshtë për ne”, lexohet në një komunikatë të Marvelit.

Pantera e Zezë është superheroi i parë me ngjyrë në novelat grafike amerikane. Ai është udhëheqësi i një fisi afrikan, i cili është i fuqishëm, i shpejtë, i shkathët, i zgjuar dhe i veshur me një kostum tërësisht të zi.