Diva e muzikës botërore po krijon një linjë veshjesh për mamatë që janë të zëna e tepër të angazhuara. Këngëtarja e hitit “Hello”, krahas angazhimeve të shumta në skenën muzikore po punon për skicat e asaj që pritet të jetë një linjë veshjesh moderne për mamatë që janë tepër të zëna dhe nuk kanë shumë kohë për t’i kushtuar garderobës së tyre.
Siç raporton “Mirror”, ky projekt është ende në fazat e para por Adele po bashkëpunon me një sërë stilistësh të njohur dhe po dizenjon skicat e saj.
Koleksioni do të përmbajë kryesisht vëshje të përditshme me ngjyra neutrale, për të gjitha masat trupore. Qëllimi kryesor i artistes është që kjo linjë veshjesh të ketë rroba të rehatshme.